Bota

Dhuna e bandave në Haiti, mbërrin në SHBA avioni me 30 amerikanë që u evakuuan

dhuna e bandave ne haiti mberrin ne shba avioni me 30 amerikane qe u evakuuan
dhuna e bandave ne haiti mberrin ne shba avioni me 30 amerikane qe u evakuuan

Në avion i posaçëm ku pasagjerë ishin më shumë se 30 qytetarë amerikanë që i largoheshin dhunës mes bandave në Haiti, u ul të dielën në Majemi, thanë zyrtarë të Departamentit të Shtetit.

Avioni mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Majemit pasi ambasada amerikane në Port-au-Prince u bëri thirrje qytetarëve amerikanë më herët gjatë këtij muaji që të largoheshin “sa më parë të mundeshin” ndërsa Haiti është përfshirë nga kaosi.

Aeroporti kryesor i Haitit në Port-au-Prince vazhdon të jetë i mbyllur pas sulmeve të bandave që kanë nisur prej javësh në Haiti, duke rrezikuar që shumë njerëz të jenë në prag të urisë.

Qeveria dhe agjencitë e ndihmës njoftuan këtë fundjavë se ishin grabitur furnizimet me ndihma, ndërsa situata përkeqësohet.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të shtunën se mund të bënte të mundur fluturime ajrore vetëm nga qyteti më pak kaotik, Cap-Haïtien.

Zyrtarët thanë se nuk mund të bënin të mudur transportin në rrugë tokësore për në qytetin Cap-Haïtien dhe se amerikanët duhet të merrnin në konsideratë mundësinë për të udhëtuar me avionët e posaçëm vetëm nëse besonin se mund të arrinin të sigurtë në aeroportin Cap-Haïtien.

Javën e kaluar ushtria amerikane, shtoi numrin e trupave për të forcuar sigurinë e ambasadës amerikae, e cila ndodhet në një zone që kontrollohet gjerësisht nga bandat./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts