Kosova

Dhuna seksuale gjatë luftës, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës stoliset me lulen simbol të të mbijetuarve

dhuna seksuale gjate luftes ndertesa e qeverise se kosoves stoliset me lulen simbol te te mbijetuarve
dhuna seksuale gjate luftes ndertesa e qeverise se kosoves stoliset me lulen simbol te te mbijetuarve

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në fasadë është vendosur lulja simbolike që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e këtij krimi lufte.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Qeveria e Kosovës.

“Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me lulen simbolike që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e këtij krimi lufte.

Vendosja e lules anemonë, në kuadër të fushatës “Bëhu zëri im”, bëhet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe luftim të stigmës që akoma mbizotëron në shoqëri ndaj dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts