Bota

Dhunuan për vdekje bashkëmoshatarin dhe e varrosën, tre fëmijët nën 14 vjeç përballen me dënimin me vdekje në Kinë

dhunuan per vdekje bashkemoshatarin dhe e varrosen tre femijet nen 14 vjec perballen me denimin me vdekje ne kine
dhunuan per vdekje bashkemoshatarin dhe e varrosen tre femijet nen 14 vjec perballen me denimin me vdekje ne kine

Tre fëmijë kinezë të moshave nga 12 deri në 14 vjeç përballen me dënimin me ekzekutim pasi dhunuan për vdekje një 13-vjeçar, nxënës në klasën e tyre.

Të dyshuarit, të gjithë nën 14 vjeç, janë akuzuar se kanë bullizuar viktimën për një muaj përpara se ta dhunonin për vdekje dhe ta varrosnin trupin e tij në një serë të braktisur në Hebei, muajin e kaluar.

Babai i djalit 13-vjeçar foli në rrjetet sociale për tmerret me të cilat u përball djali i tij. “Ai u rrah i gjallë dhe fytyra e tij u shpërfytyrua përtej njohjes”, u shpreh ai. “Shpresoj se qeveria do të jetë e drejtë, e hapur dhe e drejtë, do t’i ndëshkojë ashpër dhe se vrasësit do ta paguajnë me jetën e tyre”, vijoi ai.

Detajet e zymta të çështjes kanë ndezur një debat në Kinë mbi mënyrën sesi ligji menaxhon të rinjtë që janë akuzuar për krime të rënda

Vetëm dy vjet më parë, Pekini uli moshën e tij të përgjegjësisë penale nga 14 në 12 vjeç. Tani fëmijët mund të gjykohen në “raste të veçanta”, duke përfshirë vrasjen me “mjete jashtëzakonisht mizore”.

Sipas mediave britanike për shkak të vëmendjes së madhe dhe detajeve rrëqethëse të rastit, ka mundësi që tre djemtë të përballen me ekzekutimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts