Sport

“Diferenca mes Italisë dhe Spanjës ishte e jashtëzakonshme”, Sacchi i ashpër ndaj Italisë

diferenca mes italise dhe spanjes ishte e jashtezakonshme sacchi i ashper ndaj italise
diferenca mes italise dhe spanjes ishte e jashtezakonshme sacchi i ashper ndaj italise

Arrigo Sacchi, është një ndër zërat më kritik në botën e futbollit dhe padyshim tashmë në rolin a analistit të Sky Sport, ai u ndal të komentonte edhe sfidën ndërmjet Italisë dhe Spanjës.

“Fotografia e ndeshjes ishte shumë e thjeshtë: Kishim një kolektiv shumë mirë të organizuar, kundrejt një skuadre që vegjetonte në fushë. Diferencat mes skuadrave ishin të jashtëzakonshme. Spalletti nuk ka faj, ai ka më pak se një vit që punon me këtë skuadër. Skuadrat në Serie A, nuk e ndihmojnë ekipin kombëtar, pasi ato luajnë një futboll të vjetër e të dalë mode tashmë, si dhe janë pjesë e skuadrave ku militojnë shumë futbollistë të huaj. Të punosh në kët kushte bëhet shumë e vështirë”, përfundoi Sacchi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts