Shqiperia

Dita Botërore e Mjekut, Vasili shpreh urimin e tij: Sakrifikues të mëdhenj dhe modestë deri në madhështi

dita boterore e mjekut vasili shpreh urimin e tij sakrifikues te medhenj dhe modeste deri ne madheshti
dita boterore e mjekut vasili shpreh urimin e tij sakrifikues te medhenj dhe modeste deri ne madheshti

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka shprehur urimin e tij për Ditën Botërore të Mjekut, duke shprehur vlerësimin për të gjithë profesionistët e kësaj fushe.

Postimi i plotë:

Dita boterore e mjekut, reflektime te detyruara!
Sot eshte Dita Boterore e Mjekut.
I perkas ketij profesioni prej me shume se 40 vjetesh ndaj dhe refleksionet e mija ne kete dite jane me se te natyrshme
Mjeku eshte nje profesion ndryshe, i vecante ne cdo pikpamje me kufij shume te gjere shkencore, shoqerore dhe psikologjike.
Profesion, i cili e perball mjekun si sherues, mik i pazevendesueshem i shendetit, promovues i jetes se shendetshme, por mund te jete njeherazi edhe vete pacient duke u detyruar edhe te beje mjekun e vetvetes.
Nje profesion, qe imponon privacione familjare pa fund, qe te perball me emocione shume te forta gjithfaresh, pozitive, por edhe negative, qe te perball me pacientin e ndonjehere akoma me shume me te afermit e pacientit.
Profesion, qe te jep gezimin e lajmit te mire te sherimit, por edhe peshen e rende te lajmit per nje semundje pa sherim.
Nje profesion aq sa i glorifikuar me shume te drejte aq edhe me perballje juridike, qe fatkeqesisht ne kohet e sotme jane bere aq te modes.
Per mjekun fjalet nuk mjaftojne kurre per te thene e rrefyer se cfare eshte ai per shoqerine dhe jeten e personit.
Perballja me privacionet ekonomike, qe mjeket kane sot per shkak te pagave te ulta nuk duhej te ekzistonte, por per fat te keq qeveria nuk ka marre asgje nga fisnikeria dhe sensi i sakrifices shembullore te mjekeve.
Covid ishte nje prove shume e rende ku shoqeria mbareboterore kuptoi rolin e mjekut per thelbin e funksionimit dhe mbijeteses se saj.
Por politikat e harreses dhe rikthimi tek modeli i shperdorimit shteteror, qe grabit e pervehteson paratë, nderkohe qe mjeket luftojne per mbijetesen e familjeve te tyre u kthye serish pas kalimit te pandemise.
Largimi i mjekeve eshte nje plage e madhe, qe e dobeson shume shoqerine dhe sigurine e integritetit shendetesor te saj.
Ndaj sot ne kete dite jubilare te gjithe e kuptojne sa shume u detyrohen mjekeve dhe sa pak behet per ta.
Gezuar diten e mjekut kolege te mij sakrifikues te medhenj dhe modeste deri ne madheshti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts