Djali vrau babain dhe e hodhi në pus pas sherrit për paratë, familja Balla hap dyert e mortit! Përcillet në banesën e fundit 62-vjeçari

djali vrau babain dhe e hodhi ne pus pas sherrit per parate familja balla hap dyert e mortit percillet ne banesen e fundit 62 vjecari





































Familja Balla nga Shënavlashi i Durrësit ka hapur sot dyert e mortit, për përcjelljen në banesën e fundit të 62-vjeçarit Enver Balla, i cili u vra nga djali i tij pas sherrit për 75 milionë lekë të vjetra.

SHENAVLASH (1)

Varrimi i 62-vjeçarit do të bëhet në Shënvlash në orën 16:00.

WhatsApp Image 2024-09-05 at 10.05.55

NGJARJA:

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fillim të muajit gusht, konkretisht më 11 gusht, ku pas një debati me të atin për paratë e kursyera (75 mijë euro) pranë fermës së tyre, i riu e ka qëlluar 62-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Dy ditë më vonë, më 13 gusht,  30-vjeçari , ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej  mëngjesit po kësaj date, babai i tij ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, Esmerald Balla ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i viktimës, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të viktimës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi.

Policia njoftoi gjithashtu se ka  vënë në pranga një tjetër person në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në pranga është vënë në 25-vjeçar të identifikuar si Edison Brahaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar 30-vjeçarin të transportojë trupin e pajetë të të atit.

Gjatë kontrollit në banesën e Brahajt, u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

DËSHMIA E ESMERALD BALLËS

“Ne kemi nje ferme  te vogel dhe aty punonim te dy me babane dhe pjestaret e tjere te familjes. Gjerat nga ana ekinomike po shkonin shume mire dhe skishim asnje problem pasi secili bente detyrat e veta. Une kam mare lejen e ndertimit dhe do ndertoj nje shtepi te re (prane asaj qe jetojne) dhe punimet kishin ecur shume mire. Neve ne shtepi nga puna disavjeçare kishim nje sasi afro 75 mije euro. Diten e ngjarjes shkova te merja leket pasi sipermarresi i punimeve kerkoi pagesen sepse e kishte mbyllur punen per te cilen kishim rene dakord. Shkova te vendi per te mare parat dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mije eurot. I them babait” ku jane parate”!? “Se di”,- me tha. Kasaforta ishte demtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisem te debatonim. Une te vras me tha dhe mori pistoleten dhe ma drejtoi. Ne nje moment iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u perpoqa tia hiqja nga dora pistoleten ajo u shkreh.

Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qelluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte keshtu. Me kapi paniku. Nuk dija cfare te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinen dhe kemi nje pus diku 1 mije metra larg shtepise. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa karten dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirepo nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bera keq. Shkova ne spitalin e durresit per vizite. Mjeket me dhane ca ilace. Pas nja dy ditesh e denoncova babain te zhdukur ne polici. Tash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me nje femer tjeter. Lajmerova edhe vellezerit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtepia. Keshtu vazhdoi per disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte keshtu”, ka thene mes te tjerash Esmarald Balla.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co