“Do të jetë personazh në merkato”, agjenti i Mario Mitaj: Ndër më të fortët e vitlindjes 2003

do te jete personazh ne merkato agjenti i mario mitaj nder me te fortet e vitlindjes 2003

Mario Mitaj ishte një nga protagonistët absolut në kualifikimin e Shqipërisë për në Euro2024. Anësori kuqezi kishte disa oferta të rëndësishme gjatë merkatos së janarit, por Lokomotivë Moska refuzoi çdo ofertë duke mbajtur në Rusi talenti kuqezi. Pavarësisht këtij fakti, Mitaj nuk pritet të qëndrojë gjatë në Rusi, për këtë është i sigurt agjenti i tij, Silvio Pagliari:

Aaa
Aaa

“Mario është mirë, marrëdhëniet me klubin janë të mira dhe ne mund të bisedojmë qetësisht me drejtuesit e Lokomotivës. E presim në Euro 2024, ku do të përballet me Italinë. Djali kishte shumë kërkesa gjatë merkatos në janar, disa klube e kërkuan, por Lokomotiva nuk donte ta linte të largohej. Por, unë jam i sigurt se gjatë verës do të jetë një personazh merkatoje. Jam gjithashtu shumë i sigurt se Mitaj do të zhvillojë një karrierë madhështore. Lokomotiva pagoi 3.5 mln euro për të. Rusët u treguan largpamës. Dua të falënderoj edhe Sylvinhon, trajnerin e kombëtares shqiptare, i cili e ka aktivizuar gjithmonë titullar. Mario është një nga lojtarët më të fortë të vitlindjes 2003”, theksoi Pagliari në një intervistë për TMW duke bërë më pas dhe një koment për grupin e Shqipërisë në Euro2024:

Mitaj
Mitaj

“Për Shqipërinë është një lloj derbi, ata janë të dashuruar me Italinë. Ka një ndjenjë të mrekullueshme mes Italisë dhe Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi është vërtet e fortë, nuk dolën rastësisht të parët në grup. Broja po e merr veten, Shqipëria nuk shkon për pushime në Gjermani”, u shpreh agjenti i Mario Mitaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →