Organizatorët e konkursit Miss Universe kanë mohuar pjesëmarrjen e Arabisë Saudite në konkurs pasi modelja saudite Rumy Alqahtani kishte pretenduar se ishte “pjesëmarrësja e parë e Mbretërisë së Arabisë Saudite në konkursin Miss Universe”.
Organizata lëshoi një deklaratë duke thënë: “Ndërsa Arabia Saudite nuk është ende në mesin e atyre vendeve të konfirmuara plotësisht që marrin pjesë këtë vit, ne aktualisht po kalojmë një proces rigoroz verifikimi që kualifikon një kandidat të mundshëm për t’i dhënë ekskluzivitetin dhe për të caktuar një drejtor kombëtar për t’u përfaqësuar. Arabia Saudite nuk do ta ketë këtë mundësi për t’u bashkuar me konkursin tonë prestigjioz derisa kjo të jetë përfundimtare dhe të konfirmohet nga komiteti ynë i miratimit.”
Pavarësisht njoftimit, Alqahtani ende nuk e ka hequr postimin dhe as nuk ka dhënë ndonjë përgjigje. E lindur në Riad, 27-vjeçarja ka marrë pjesë në disa konkurse bukurie, si Miss Arab Peace, Miss Planet dhe Miss Lindja e Mesme. Ajo ka 1 milion ndjekës në Instagram. Konkursi Miss Universe 2024 është planifikuar të zhvillohet në Meksikë në muajin shtator. Ngjarja ndërkombëtare do të përfshijë mbi 100 garuese nga e gjithë bota.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co