Shqiperia

Dogjani kritika Nikollës: I privoni fjalën opozitës, paragjykoni, por duhet të jeni garant!

dogjani kritika nikolles i privoni fjalen opozites paragjykoni por duhet te jeni garant
dogjani kritika nikolles i privoni fjalen opozites paragjykoni por duhet te jeni garant

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ka pasur një kritikë për kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ndërsa akuzoi këtë të fundit për faktin se i privon fjalën opozitës.

Ai tha nga Kuvendi se sa herë flasin deputetët opozitarë, Nikolla ndërhyn dhe i pengon.

“E kam për procedurë. E kam me ju zonja kryetare. Kam vënë re, jo vetëm sot, që sa herë flasin deputetët e opozitës, ndërhyni me të padrejtë, duke i ndaluar fjalën dhe paragjykoni pa dëgjuar se çfarë flasin.

[embedded content]

Ju duhet të ishit më garant për ne, se jemi në opozitë, se fjalën kemi. Nëse do të kishim tejkalim të procedurës, duhet të na mbështesni. Mos na ndaloni sa herë që flasim.”, tha Dogjani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts