Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet I. V., 48 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Ishëm.
NJOFTIMI I POLICISE
Nga zjarri që ndezi ky shtetas, në fshatin Rrotull, Ishëm, u dogj një sipërfaqe toke me pemë e shkurre dhe u rrezikuan të përfshiheshin nga flakët dhe disa banesa. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:
-I. V., 48 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Ishëm. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë e shkurre dhe u rrezikuan dhe disa banesa.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co