Dëshmia e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në rastin e nisur kundër tij, prej shkrimtares E.Jean Carroll, ka përfunduar thuajse menjëherë pasi ka nisur.
Ai e ka përsëritur deklaratën e tij paraprake që pretendimi i shkrimtares se Trump e ka dhunuar, është vetëm një mashtrim.
“Njëqind për qind po”, i ka thënë Trump avokates së tij, Alina Habba në gjykatën federale në Manhatan, kur është pyetur nëse komentet e tij në tetor të vitit 2022, për këtë rast, kanë qenë të sakta.
Më herët gjatë së enjtes, avokatët e Carroll kanë publikuar një incizim të seancave të kaluara, në të cilat Trump e ka quajtur ish-kolumnisten e revistës Elle, si “të sëmurë mendërisht”, dhe ka kërcënuar se do ta padisë atë.
“Është akuzë e rreme, nuk ka ndodhur kurrë, nuk do të ndodhte kurrë”, ka thënë Trump gjatë dëshmisë.
Caroll, 80-vjeçare, synon të fitojë një dëmshpërlim prej të paktën 10 milionë dollarësh, lidhur me mohimet e Trumpit, më 2019, se e ka dhunuar atë në mesin e viteve ’90 në zhveshtoren e një dyqani në Manhatan.
Në majin e vitit të kaluar, një tjetër juri e ka urdhëruar Trumpin ta paguajë Carollin, 5 milionë dollarë, pasi ai e ka mohuar pretendimin për dhunim.
Trump i ka kaluar vetëm katër minuta në seancë.
Gjyqi ka zgjatur katër ditë dhe argumentet përmbyllëse pritet të bëhen publike të premten./ REL
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co