Shqiperia

“Mcgonigal”, Sulo: Përgjigja e Dumanit, zhgënjyese! SPAK nuk e merr dot Ramën në pyetje se i rrezikon pushtetin, nuk shkoi dot as te sekretari i Përgjithshëm!

mcgonigal sulo pergjigja e dumanit zhgenjyese spak nuk e merr dot ramen ne pyetje se i rrezikon pushtetin nuk shkoi dot as te sekretari i pergjithshem

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open” në News 24, tha se amerikanët nuk reagojnë për atë që ai e quan gjënë më të tmerrshme, pastrimin e parave të krimit të organizuar në ndërtim.

“Ne na trajtojnë si Arabinë Saudite. Ai Bin Selmani dha urdhër për të prerë copa copa atë gazetarin. Pas ca kohësh shkoi takoi Trumpin, bleu ca avionë dhe se ça ndodh atje nuk u duhet sepse kanë interesa strategjike. Këtu vërtetë kanë financuar. Mua nuk më shqetëson më shumë afera e ineneratorëve as kjo çështja “Mcgonigal”. Që të mos duket se kjo që ndodh në Shqipëri me gjithë këta njerëz këtu…

Gjënë më të tmerrshme që ndodh këtu është industria e krimit të organizuar që pastron para. Nuk e shohin ata. Ne i dimë ne se kush janë. Këtu flitet se si ndahen paratë e krimit. Këtu po shkatërrohet vendi nga ky aktivitet kriminal dhe SPAK-u nuk është gjëkundi.

I thotë Glateri në Itali për lidhjet e mafies shqiptare me politikën këtu. Këtu SPAK-u nuk i sheh fare. Nuk kanë dyshime! Këtu nuk po japin as Censusin, ndërsa shqiptarët pakësohen dhe këtu ka një bum ndërtimesh. 50 mijë i nxori Ola Xama para ca ditësh. As amerikanët nuk bëjnë dot sikur duan dhe as SPAK-u nuk po bën gjë. Dhe të thuash që SPAK-u është i mrekullueshëm…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts