Drejtoresha, mësues dhe nxënës të Liceut Artistik ndajnë në “Gëzuar me ju” emocionet e realizimit të “Dasmës së Figaros”

drejtoresha mesues dhe nxenes te liceut artistik ndajne ne gezuar me ju emocionet e realizimit te dasmes se figaros
drejtoresha mesues dhe nxenes te liceut artistik ndajne ne gezuar me ju emocionet e realizimit te dasmes se figaros

“Gëzuar me ju”, programi më i ri i moderatores Ola Bruko dhe vëllezërve korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, nisi rrugëtimin e tij në News24 këtë të hënë.

Në qendër të kësaj mbrëmje ishte diskutimi rreth operës “Dasma e Figaros”, të cilët nxënësit e Liceut e realizuan me mjeshtëri me rastin e 14 Shkurtit. Me sugjerimin e drejtoreshës Etleva Kolnikaj, skepticizmin e njëkohësisht dëshirën e mësuesve, si dhe me energjinë e sportivitetin e nxënësve, kjo shfaqje u realizua me sukses në Liceun Artistik si fillim, dhe më pas do të jetë në qytete të tjera, ku skena e radhës që do të vihet në skenë është Teatri i Elbasanit.

Disa prej momenteve më kulmore të shfaqjes u realizuan edhe në studion e programit “Gëzuar me ju”. Pianisti i kësaj shfaqje ishte Aldi Areza, mësues në Lice dhe gjithashtu bashkëpunëtor i programit “Gëzuar me ju”. Kostumet për vënien në skenë të kësaj vepre u siguruan nga Teatri i Operës dhe Baletit.

Mësuesit theksuan se nxënësit e Liceut janë një brez i mrekullueshëm, të aftë dhe të zgjuar. Ardian Trebicka prej disa kohësh është pjesë e Liceut dhe u shpreh se puna me këta nxënës ka bërë që jeta e tij të ndryshojë për mirë. Ndërkohë drejtoresha e shkollës, theksoi, “Liceu është thesar, është frymëzim”.

Mësuesit që kanë punuar me nxënësit për të realizuar këtë vepër të Mozart, e konsideruar si një nga operat më të mira të shkruara ndonjëherë, janë Ardian Trebicka, Irida Bega, Alma Strazimiri, Ema Leshica, Evis Mula dhe Gerti Zajmi.

Merita të veçanta për këtë opera i takojnë edhe regjisores Klaudia Hila, e cila ka bërë një punë të mrekullueshme, dirigjentit Andi Kongo dhe Alba Metajt, spala e orkestrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co