Dritë në fund të tunelit, Marash Kumbulla rikthehet në fushë

drite ne fund te tunelit marash kumbulla rikthehet ne fushe
drite ne fund te tunelit marash kumbulla rikthehet ne fushe

Marash Kumbulla sheh dritë në fund të tunelit. Mbrojtësi u rikthye në fushën e blertë, pas 10 muajsh. Pasi kaloi dëmtimin që e la jashtë për një periudhë të gjatë, ai u aktivizua në ndeshjen mes Sassuolos dhe Napoli (1-6), 13 minuta nga fundi.

Kumbulla shpreson që të fitojë një vend titullari te Sassuolo, pavarësisht konkurrencës së madhe. Futbollisti i Përfaqësueses zgjodhi të largohet nga Roma për të gjetur një ekip ku mund të ketë më shumë hapësira dhe në “Reggio Emilia” , mund të jetë vendi i duhur.

Europiani i verës duket larg, por Kumbulla do synojë formën optimale, për të dhënë kështu një kontribut të çmuar për Shqipërinë. 24-vjeçari është një alternativë e mirë për trajnerin Sylvinho, në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të Europës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →