Lifestyle

Dua Lipa do të mbajë koncertin më të madh të karrierës së saj/ Mbi 90 mijë persona pritet të marrin pjesë, ja vendi që ka zgjedhur

dua lipa do te mbaje koncertin me te madh te karrieres se saj mbi 90 mije persona pritet te marrin pjese ja vendi qe ka zgjedhur
dua lipa do te mbaje koncertin me te madh te karrieres se saj mbi 90 mije persona pritet te marrin pjese ja vendi qe ka zgjedhur

Pasi shkëlqeu në “Glastonbury” të premten, Dua Lipa ka vendosur të mbajë koncertin më të madh në karrierën e saj, në stadiumin Wembley vitin e ardhshëm.

Lajmi është publikuar nga Daily Mail që i referohet burimeve brenda industrisë së muzikës. Sipas medias britanike, 29-vjeçarja shqiptare do ta mbajë koncertin e saj më të madh në muajin qershor të vitit të ardhshëm në stadiumin ku luan ndeshjet kombëtarja angleze e futbollit. Të pranishëm pritet të jetën rreth 90 mijë persona.

Ndërkohë, sipas një burimi të The Sun, Dua Lipa është vendosur të ndjekë gjurmët e Madonna-s dhe së fundmi Taylor Swift duke mbajtur këtë koncert gjigant. “Turneu i saj i fundit ishte shumë i suksesshëm, por jo në ambiente kaq gjigante. Të mbash koncert në Wembley është e mahnitshme, veçanërisht kur ajo është vetëm në albumin e saj të tretë. Pas koncertit në stadium, Dua Lipa do të zhvillojë edhe një tur në të gjithë Amerikën”, ka thënë burimi për The Sun.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts