Këngëtarja shqiptare Dua Lipa bëri një vizitë të shpejtë 24 orëshe në Singapor për një ngjarje që ishte pjesë e një konferencë globale të makinave të markës “Porsche”, më 20 mars.
Këngëtarja 28-vjeçare ndau me ndjekësit fotografitë e vizitës në rrjetet sociale më 21 mars, me mbishkrimin: “Shumë argëtuese që kam qenë përsëri me familjen time të ‘Porsche’ për 24 orë në Singapor”.
E apasionuar pas veturave sportive, Lipa u bë ambasadorja globale e këtij prodhuesi të famshëm gjerman të automjeteve në nëntor 2023, shkruan The Straits Time.
Para “Porsche”-së, ajo ka qenë imazhi i “Jaguar” që nga viti 2018, pasi ajo mori licencën e saj për vozitje atë vit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co