Me një bonus të rëndësishëm në “xhep”, pas fitores 3-2 në Paris, Barcelona pret Mbappen me shokë me një objektiv të qartë, të sigurojnë një biletë për në fazën gjysmëfinale të Champions League. Pavarësisht fitores në aktin e parë, Xavi kërkon përqendrim maksimal nga ekipi i tij:
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ne. Duhet të tregojmë personalitet për të arritur në gjysmëfinale. Do të kemi përballë një skuadër me kurajo, nuk do të jetë e thjesht për ne edhe pse luajmë në shtëpinë tonë”, u shpreh Xavi duke u ndalur më pas tek ndjesitë e tij personale:
“Jam mirë, i motivuar. Jam shumë krenar që do të luaj shansin për të shkuar në gjysmëfinale, unë jam dhe tifoz i Barcelonës. Jam shumë entuziast që jemi aty ku duhet të jemi. Laporta na ka qëndruar pranë? Ka sërish entuziazëm, kjo shihet te njerëzit, por edhe te presidenti. Jam i lumtur që e shoh të emocionuar”, theksoi Xavi duke bërë në fund dhe një koment në lidhje me raportin e tij me Luis Enriqeu:
“Mbase së bashku me Luis Aragones dhe Pep Guardiola-n janë tre trajnerët që më kanë mësuar më shumë. Kur mendoj se çfarë duhet të bëj, shpesh kujtoj mësimet e tij”, u shpreh Xavi në konferencë për shtyp. Beson shumë te kualifikimi edhe Luis Enrique, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë:
“Kemi pasur kohën e nevojshme për të analizuar më mirë paraqitjen tonë. Ndeshja e parë ishte një ndeshje e luftuar, rezultati nuk pasqyroi atë që meritonim. Nuk jemi një ekip që spekulojmë mbi rezultatin, jemi të sigurt që mund ta përmbysim situatën. Mbappe? Të gjithë lojtarët janë gati. PSG nuk ka përmbysur kurrë një rezultat të tillë, por sot është dita e duhur për ta bërë këtë.
Xavi? Ai nuk mund të më stërvit mua, do të më pëlqente. Nuk kam asnjë dyshim që ai është një trajneri madh, rezultatet e thonë këtë”, u shpreh Luis Enrique.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co