Shqiperia

“Duhet të raportoni te sekretari”, Vokshi përplaset me Ndrecën: Po e monopolizoni Komisionin. Socialisti: Po thyeni etikën

duhet te raportoni te sekretari vokshi perplaset me ndrecen po e monopolizoni komisionin socialisti po thyeni etiken
duhet te raportoni te sekretari vokshi perplaset me ndrecen po e monopolizoni komisionin socialisti po thyeni etiken

Ka nisur me debate komisioni hetimor për Shëndetësinë.

Socialistët kanë kërkuar që kryetarja e komisionit Albana Vokshi të jetë ajo që informon Sekretarin, gjë që është konsideruar si përpjekje për të monopolizuar drejtimin e komisionit nga Vokshi.

Gjatë debatit, Plarent Ndreca ka akuzuar kryetaren Vokshi se po thyen Kodin e Etikës.

Ndërkohë Voskhi u shpreh se nuk mund t’i bëhet presion dhe shantazh stafit të komisionit.

Debati:

Zhupa: Kryetari nuk mund të thotë që nuk mund të kalojë asnjë shkresë pa e parë ai. Kur të ka kur thuhet drejton çështjet administrative nuk tregon që je mbi kryetarin. Por pasi ai ka vendosur, ju (sekretari) ta ndiqni procedurialisht.

Ndreca: Tendenca e komisionit duhet të jetë zbatimi i ligjit. Më vjen keq që kryetarja vijon me konferencat për shtyp që nuk i shërbejnë punës. Më vjen keq dhe nuk po krijojmë dot komunikim me njëri-tjetrin.

Vokshi: Unë të informoj sekretarin? Mendoni se do monopolizoni drejtimin e komisionit me sekretarin? E mbani veten për jurist. Ndryshe hajd e ikim të gjithë se të gjitha punët i bëka sekretari. Ligji do zbatohet pikë më pikë. Sekretari është për çështje administrative. Harroni shantazhet ndaj stafit.

Ndreca: Po thyeni etikën! Informimi nuk do të thotë asgjë. Për çdo vendimmarrje të komisionit, sekretari ka përgjegjësinë për t’iu komunikuar çdo vendimmarrje e komisionit. Këto janë gjera bazike. Ka dhe nënkryetarë dhe anëtarë.

Vokshi: Ai është sekretar, jo supersekretar. Nuk drejton asgjë çfarë i përket këtij komisioni.

Ndreca: Do të bëjmë atë që përcakton ligji.

Vokshi: Harrojeni shantazhin ndaj stafit. Sekretari respekton atë që i përcakton ligji. Është sekretar dhe do të kryejë detyrat që i cakton ligji. Do të zbatohen vendimet që i merr ky komision.

Ndreca: ku e keni marrë këtë të drejtë që të ndërhyni gjatë gjithë kohës?

Vokshi: Mos dezinformoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts