Bota

Dy vite luftë/ Analiza e CNN: Pse lutjet e Zelenskyt për më shumë ndihma, do të bien në vesh të shurdhër te republikanët

dy vite lufte analiza e cnn pse lutjet e zelenskyt per me shume ndihma do te bien ne vesh te shurdher te republikanet
dy vite lufte analiza e cnn pse lutjet e zelenskyt per me shume ndihma do te bien ne vesh te shurdher te republikanet

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka bërë vazhdimisht thirrje për mbështetje financiare dhe ushtarake për vendin e tij, në përpjekje për t’i bërë ballë sulmeve ruse.

Megjithatë, ka një arsye të thjeshtë pse shumë republikanë në SHBA do të kundërshtojnë lutjen e dëshpëruar të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për miliarda dollarë në armë dhe municione.

Dërgimi i më shumë fondeve të taksapaguesve në një luftë në skaj të Evropës është i papajtueshëm me parullën “America First”(Amerika e para) të partisë së dominuar nga ish-Presidenti Donald Trump.

Pozicioni i Trump kundërshtohet nga presidenti Joe Biden, i cili paralajmëron se lejimi i fitores së Rusisë do t’i jepe zemër një kundërshtari që mund të kërcënonte sigurinë e SHBA.

“Presidencialet” duket se do të vendosin shumë më shumë se vetëm kush do të drejtojë Amerikën për katër vitet e ardhshme, do të vendosin edhe në lidhje me fatet e Ukrainës dhe natyrën e fuqisë globale të SHBA-së.

Ndikimi në rritje i Trump, pas një fitoreje paraprake në Karolinën e Jugut të shtunën, po forcon ankthin midis aleatëve evropianë ende të traumatizuar nga mandati i tij i parë, kur ai ktheu Shtetet e Bashkuara, garantues të stabilitetit në botën perëndimore për më shumë se shtatë dekada, në një forcë paqëndrueshmërie dhe përçarjeje.

Pikëpamjet e Trump dhe perspektiva që ai mund të jetë president këtë herë vitin e ardhshëm po shkaktojnë tashmë pasoja gjithëpërfshirëse gjeopolitike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts