Bota Sport

E ardhmja e Kiezës/ Menaxheri shqiptar zbarkon të martën në Romë, por kërkon 7 milionë euro rrogë për yllin italian

e ardhmja e kiezes menaxheri shqiptar zbarkon te marten ne rome por kerkon 7 milione euro rroge per yllin italian

































Fali Ramadani është gati që të zbarkojë në Itali dhe takimi mes të martës dhe të mërkurës pritet që zbardhë diçka më shumë mbi të ardhmen e Federiko Kiezës.

Fali

Menaxheri i sulmuesit të Juventusit ka shumë kërkesa për klientin e tij, ndonëse Roma ka kaluar në krye të listës së dëgjesave, duke qenë se edhe dëshira e Kiezës është ajo që të qëndrojë në Itali nëse largohet nga Torino, ndonëse s’përjashton as pistat e huaja.

kieza

Por risia që lidhet me takimin e mesjavës së ardhshme është se Fali Ramadani do t’i kërkojë Romës të njëjtën pagë që po negocionte me Juventusin, përpara se bisedimet për rinovim të ndaleshin, 7 milionë euro neto në sezon. Këtë shifër ndoshta Roma mund ta përballojë, duke qenë se ishte pak a shumë ajo që fitonte Lukaku, para largimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts