Shqiperia

E bleu me një shumë qesharake dhe e shiti për 1.7 milionë euro, Evis Berberi deklaroi të ardhura nga kompania e biznesmenit

e bleu me nje shume qesharake dhe e shiti per 1 7 milione euro evis berberi deklaroi te ardhura nga kompania e biznesmenit
e bleu me nje shume qesharake dhe e shiti per 1 7 milione euro evis berberi deklaroi te ardhura nga kompania e biznesmenit

Pas arrestimit të kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi të tjera detaje kanë dalë në dritë nga hetimet.

Në deklaratën fillestare të pasurisë, Drejtori i ARRSH-së Evis Berberi ka deklaruar të ardhura nga kompania “B-Vaal Engineering” (aktualisht “Net-Group”) si Drejtor Teknik dhe të ardhura nga kompania Daam (ish “B-Vaal Eng – 1”) si Administrator i shoqërisë.

Sipas Ekstraktit Historik të Kompanisë “Daam” shpk me NIPT: L72205042F, z. Evis Berberi ka qenë zotërues i shoqërisë “Daam” shpk për 100% të kapitalit, për periudhën Shtator 2018 – Janar 2019, duke e blerë atë nga themeluesi Valter Begaj.

Më 31 Janar 2019, i shet kuotat në favor të Brunilda Buli. Kjo e fundit shet kuotat e shoqërisë në favor të Valter Begaj (më datë 23.12.2021), i cili i shet në favor të Ervis Lami (më datë 21.02.2022) për t’i riblerë më datë 29.03.2022.

Kompani në zotërim të Valter Begaj janë:

https://opencorporates.al/sq/nipt/L72023002P Net-Group (ish “B-Vaal Engineering”)

https://opencorporates.al/sq/nipt/L72205042F Daam (ish “B – Vaal Eng – 1”)

https://opencorporates.al/sq/nipt/L92225025C IPSUM.CO

https://opencorporates.al/sq/nipt/L21501040R E & V Project (Shpallja e Likuidimit në 2016 & Çregjistrimi në 2019)

Ish-zotërues të “Daam” shpk, Brunilda Buli dhe Ervis Lami nuk figurojnë aktualisht pronarë në asnjë subjekt juridik.

Kompani ku Brunilda Buli rezulton ish-ortake, sipas të dhënave të OpenCorporatesAlbania:
https://opencorporates.al/sq/nipt/L82322016N Lead Consulting

Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Hill International N.V” dhe “Net-Group” sh.p.k, kanë fituar tenderin për mbikëqyrje e punimeve të Ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Tender: https://openprocurement.al/sq/arsh/view/id/261

Pasaporta e Degës së Kompanisë Hollandeze “Hill International N.V” me NIPT 50919679:
https://opencorporates.al/sq/nipt/L91821016A Hill International N.V

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts