Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej kohësh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë. Kjo për shkak se dyshja i kanë dhënë fund martesës disa vjeçare dhe tashmë janë në proces divorci.
Ditën e sotme Xhensila përmes një postimi në Instagram ka treguar se së shpejti do të lançojë projektin më të ri muzikor.
“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti.
Nuk dihet nëse përmes tekstit Xhensila thumbon Bes Kallakun, por nuk ndodh për herë të parë që përmes teksteve të këngëve dërgohen “mesazhe”.
Kujtojmë që nga martesa e tyre, ish-çifti kanë sjellë në jetë 2 fëmijë, vajzën Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co