Bota

“E keni kthyer komisionin në gjykatë popullore”- Debat mes Gogut dhe Salianjit, deputeti i PS: Rrumbullaku kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura, shqyrtoni kërkesën

e keni kthyer komisionin ne gjykate popullore debat mes gogut dhe salianjit deputeti i ps rrumbullaku kerkon mbledhjen me dyer te mbyllura shqyrtoni kerkesen

































Mbledhja e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS po zhvillohet me debat mes palëve, ndërsa pritet të zhvillohet dëgjesë me Muhamet Rrumbullakut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

gogu

Socialistët kërkojnë mbledhje me dyer të mbyllura, me nënkryetarin Toni Gogu, i cili shprehet se drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka bërë kërkesë që mediat të mos jenë të pranishme pasi informacionet që do të ndahen janë të klasifikuara sensitive.

Por, opozita, me kryetarin e Komisionit, Ervin Salianji, shprehet se mbledhja duhet të jetë e hapur për mediat, ndërsa akuzon mazhorancën për frikë nga transparenca.

Debat mes Tonin Gogut dhe Ervin Salianjit:

Gogu: I nderuar zoti kryetar, të nderuar deputetë, dhe ju qytetarë që na ndiqni, sapo dëshmuat që atë shprehjen që populli shqiptar e thotë aq bukur që ‘ujku qimen e ndërron dhe zakonin se harron’. Zakoni i showt televiziv për ta kthyer këtë komision në gjykatë popullore, mbisundon atë detyrim ligjor që ka gjithsecili nga ne për të zbatuar kushtetutën.

Të nderuar gazetarë që sapo keni hyrë, kryetari i këtij komisioni, sapo harroi që në pikën e dytë të rendit të ditës, që mbledhja duhet të jetë e hapur, inskenoi një pretendim me demek këtu është marrë vendim që media të qëndronte jashtë. Këtu u mor një vendim në mbledhjen e kaluar nisur nga kërkesa e ministrit të brendshëm që dispononte informacione sensitive s ai përket një çështjeje që është nën hetim dhe kërkesa e ministrit u administrua nga ky komision dhe u vendos unanimisht që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe në prani të deputetëve me certifikatë sigurie.

Në vazhdim, pika dy e rendit të ditës është dëgjesa me Rrumbullakun, i cili ka sjellë me shkrim  një kërkesë paraprake të cilën kërkon që ky komision ta vlerësojë dhe në zbatim, bëra një kërkesë procedurale, që do të thotë i kërkova këtij komisioni të shqyrtojë kërkesën e Rrumbullakut, i cili thotë; duke qenë se materiali referues përmban të dhëna sensitive…

Salianji: Ky është manipulim. Lexoje nga fillimi. Nuk të lë

Gogu: Ti ke marrëdhënie të çuditshme me manipulimin, mos më nërprit.

Salianji: Të pavërtetat nuk mund të thuhen këtu. Lexoje nga fillimi.

Gogu: …informacione që lidhen me procedim penal, ndaj presonit nën hetim, informacion i klasifikuar shtetëror dhe policor, kërkon nga komisioni ta vlerësojë nëse komisioni duhet të vijojë me dyer të hapura apo të mbyllura. Kërkon që të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ky komision vlerëson përmes votës së çdo anëtari, e kuptoj kulturën politike nga vjen kryetari, por nuk duhet të ndodhë kështu në komisionin tonë, duhet të zbatojmë rregulloren dhe kushtetutën dhe duhet marrë një vendim për kërkesën. Meqë thoni ju keni frikë, fobira e gjithë ato akuza nga gjyqi popullor. Mos vazhdoni t’i vidhni kohë komisionit nga hetimi i kësaj ngjarjeje, hidhni në votim. rregullorja është ajo e cila nën autoritetin e së cilës ne jetojmë. Ky komision vlerëson përmes votimit. Nuk doni ta hidhni në votim, ftojeni drejtorin e policisë dhe pyeteni. Mos e vazhdoni më tutje paligjshmërinë e komisionit, por kërkesën time hidheni në votim në mënyrë që komisioni të përmbushë funksionin.

Salianji: E vlerësoj shumë cilido predikon të mirë, por të predikosh të mbrapshtën, kjo nuk e di… të lexosh mbrapsht është si gënjeshtra me gazetarët. Juve edhe ju hahet edhe ju djeg.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts