“E keni kthyer Lushnjën në fshat të madh”, Korreshi: Bashkia nuk jep shërbime, kur ra zjarr zjarrfikësja nuk…

e keni kthyer lushnjen ne fshat te madh korreshi bashkia nuk jep sherbime kur ra zjarr zjarrfikesja nuk
e keni kthyer lushnjen ne fshat te madh korreshi bashkia nuk jep sherbime kur ra zjarr zjarrfikesja nuk

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, në fjalimin e tij në parlament shprehu shqetësimin për gjendjen në Bashkinë e Lushnjës.

Korreshi theksoi se Lushnja është kthyer në një fshat të madh. Ai shtoi se kur ra zjarr, vetëm njëra zjarrfikëse punonte, pasi të tjerat fikeshin e ndizeshin.

“Bashkia e Lushnjës nuk jep shërbime, shpërndan vetëm certifikata. E keni kthyer Lushnjën në fshat të madh të Fierit. Në Lushnjë nuk kishte zjarrfikëse të hidhte ujë kur ra zjarr, është një turp. Nga 40 zjarrfikëse, vetëm njëra hidhte ujë. Disa zjarrfikëse fikeshin e nuk ndizeshin më.

Grafia e Lushnjës nuk punon prej 8 muajsh, nuk punon aparati i momagrafisë prej 8 muajsh. Thyen duart tjetri dhe duhet të shkojë tek privati. 460 mln euro janë koncesionet e shëndetësisë dhe ajo bën 45 mijë euro dhe nuk e bleni dot. Ose do i japim zgjidhje situatës ose na rroftë ligji për prefektin etj. Lushnja ka nevojë për përfaqësi. Na ktheni dinjitetin si Lushnjë”, u shpreh Korreshi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →