E pazakontë! Terrorizohen punonjësit, gruaja çon xhaxhain e vdekur në një bankë për të nënshkruar kredinë

e pazakonte terrorizohen punonjesit gruaja con xhaxhain e vdekur ne nje banke per te nenshkruar kredine
e pazakonte terrorizohen punonjesit gruaja con xhaxhain e vdekur ne nje banke per te nenshkruar kredine

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë një grua dhe një burrë dukshëm të zbehtë në një karrige me rrota duke iu afruar sportelit për të nënshkruar për një kredi. Por, çuditërisht më vonë u zbulua që burri kishte vdekur. “Xhaxha më dëgjon? Ju duhet të nënshkruani. Nuk mund të firmos për ty”, -dëgjohet të thotë gruaja, e cila më pas pretendonte se ishte mbesa dhe kujdestare e burrit.

“Nuk besoj se kjo që po bëni është e ligjshme. Nuk duket shumë mirë zotëria. Ai është shumë i zbehtë,” -i tha gruas një punonjës i bankës në një lagje në Rio de Zhaneiro perëndimore, ndërkohë që gruaja iu përgjigj: “kështu është gjithmonë,” dhe shtoi, duke iu drejtuar burrit – të vdekur – në karrige me rrota, “nëse nuk e bëni se nuk ndjeheni mirë, mund të të çoj në spital. Dëshiron të kthehesh në hotel?”.

Duke këmbëngulur për t’i kërkuar burrit të nënshkruajë, gruaja dëgjohet duke i bërtitur që “nënshkruani këtu dhe mos më shqetësoni”. Sipas mediave lokale, aplikimi ishte për një hua prej 17,000 real brazilian (3,000 euro). Më në fund, ekipet e shpëtimit u thirrën në degën e bankës dhe zbuluan se 68-vjeçari Paulo Roberto Braga, siç quhej burri, kishte vdekur disa orë më parë.

Hapi tjetër ishte që gruaja që ishte me të, Erica de Souza Vieira Núñez, të arrestohej. Ajo që autoritetet po shqyrtojnë tani janë pamjet nga kamerat e sigurisë për të përcaktuar nëse ajo ka vepruar e vetme apo nëse ka pasur bashkëpunëtorë jashtë bankës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →