“Edhe shtratin e ndaj me të”, stilistja e njohur tregon si është të kesh shoqe Luana Vjollcën

edhe shtratin e ndaj me te stilistja e njohur tregon si eshte te kesh shoqe luana vjollcen
edhe shtratin e ndaj me te stilistja e njohur tregon si eshte te kesh shoqe luana vjollcen

TIRANE

Blerina Kllokoqi Rugova është stilistja e njohur nga Kosova që kujdeset për imazhin e shumë personazheve të njohur. E ftuar në një intervistë në “Robi plaket kur don vet” për të folur rreth koleksionit të saj të ri dhe modës, ajo s’mund të qëndronte larg pyetjeve për botën e showbiz-it. Blerina ka marrëdhënie të afërta me shumë të famshëm, por në rrjetet sociale ka spikatur shpesh miqësia e ngushtë me Luana Vjollcën.

E pyetur për raportin me moderatoren, Blerina tha “edhe shtratin e ndaj me të”, ndërsa nisi të tregonte edhe historinë e fillimit të miqësisë së bukur mes tyre.

Blerina Rugova: Unë e Luana që prej 7-8 vjetësh jemi si motra. E di si? Nga kliente kemi filluar dhe kemi krijuar një shoqëri aq të pastër dhe të mirë dhe sa herë vjen ajo në Prishtinë jam i vetmi person që telefonon, i ka raportet shumë të afërta me mua kështu që jam me të tërë kohën ose kur shkoj unë në Tiranë, ajo tërë kohën rri me mua. Është një shoqëri e pastër, e mirë, pa interes, pa nevojë, është e paqtë.

-A të ka mbetur hatri ndonjëherë kur ka bashkëpunuar me dikë tjetër?

Blerina Rugova: Kurrë nuk më ka mbetur hatri. Edhe vajza ime mund të veshë produktet e dikujt tjetër se stili ta imponon, nuk mbaj kurrë inat dhe s’është logjike. Kemi raporte shumë të mira dhe të shëndosha. Është nga ato shoqëritë që edhe sikur të jem unë shumë e ngarkuar apo ajo, të paktën një mesazh e shkruajmë që a je mirë, a ka diçka të re.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →