Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Merkato “big”, Egnatia pret një sulmues klasi nga Spanja! Ka oferta për dy titullarë të rrogozhinasve

ekskluzive merkato big egnatia pret nje sulmues klasi nga spanja ka oferta per dy titullare te rrogozhinasve

































Egnatia po bëhet gati për të filluar përgatitjet për rrugëtimin veror në kompeticionet europiane të klubeve.EgnatiaTë hënën, më 10 qershor, nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova do të jenë të gjithë futbollistët që mbyllën sezonin e shkuar. Seancat stërvitore do të zhvillohen në stadiumin “Arena Egnatia” paradite dhe pasdite pas orën 18:00. “Panorama Sport” mëson se me skuadrën në stërvitje do të bashkohen edhe 2 futbollistë cilësor, me të cilët drejtuesit kanë gjetur akordin. Burime pranë klubit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një sulmues, i cili ka luajtur në kampionatin spanjoll, po emri i tij nuk bëhet i ditur.

Drejtuesit janë optimistë se kanë firmosur me një lojtar, i cili do të diferencën në Kategorinë Superiore. Lojtari parashikohet të mbaj mbi shpatullat repartin e avancuar dhe pritet të përfitojë afro 250 mijë euro në sezon. Gjithashtu, me kampionët e Shqipërisë do të bashkohet edhe një mesfushor me tipare sulmuese, që pritet të vijë me parametra zero dhe duke ndjekur rrugën e Melih Ibrahimoglu, synohet që vlera e tij të rritet ndjeshëm.

MONTENEGRO – Nga burime brenda klubit rrogozhinas bëjnë me dije se asnjë nga futbollistët aktual nuk do të shitet, të paktën gjatë periudhës që Egnatia do të luaj në Europë. Rrogozhinasit dëshirojnë të lejnë gjurmë duke shkuar sa më larg për të përfituar edhe në aspektin financiar. Jo vetëm kaq, por klubi shpreson që gjatë prezantimit europian të rrisë edhe vlerën e futbollistëve që mund të shesin në verë. Ndërkohë nuk ndalen ofertat ndaj lojtarëve të Egnatias.

“Panorama Sport” mëson se së fundmi ka pasur interes për sulmuesin Jurgens Montenegro. Një klub i kategorisë së dytë në Portugali ka kërkuar informacione mbi lojtarin kostarikan. 23-vjeçari që iu bashkua Egnatias në janar arriti që të bëhet një titullarë i padiskutueshëm, duke shënuar gola me peshë. Egnatia shpenzoi 150 mijë euro për të siguruar shërbimet e Montenegros, kështu që nuk do të jetë i lehtë “divorci”. Përtej interesimit të klubit portugez, shuma e kërkuar nga presidenti Agim Demrozi është konsideruar e lartë. Mësohet se klubi i ka vënë Montenegros një çmim 1.2 milionë euro. Kostarikani shënoi 7 gola dhe dhuroi 2 asiste me rrogozhinasit.

NDRECA – Mbrojtësi Edison Ndreca është lojtari i radhës i Egnatias që kërkohet me ngulm në këtë merkato. Por ai për momentin po shijon pushimet dhe po bëhet gati për ceremoninë e martesës. Gazeta ka mësuar nga burime kofidenciale pranë rrogozhinasve e në adresë të Ndrecës ka oferta nga kampionati turk, ukrainas, si dhe së fundmi ka shfaqur interes edhe Ballkani në Kosovë.

Ballkani ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Egnatias dhe pritet një përgjigje nga klubi rrogozhinas për Edison Ndrecën. Anësori i majtë ka edhe një vit kontratë me Egnatian dhe ka konfirmuar se ndihet mirë në Rrogozhinë. Në lidhje me të ardhmen e tij, kurbinasi ka theksuar se çdo hap do bëhet me ndërmjetësimin e presidentit Agim Demrozi. Për “Panorama Sport, Ndreca ka pohuar se është i fokusuar te sfidat që do të luaj në Champions, një kompeticion që e motivon pa masë mbrojtësin.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts