Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Rinovimi si “dem” nuk ndodhi, mbrojtësi i Partizanit drejt kampionatit rumun

ekskluzive rinovimi si dem nuk ndodhi mbrojtesi i partizanit drejt kampionatit rumun

































Partizanit iu rikthye Altin Bytyçi në mbrojtje, por nga ana tjetër thuajse e ka humbur Eljon Sotën.

sota

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se fieraku është pranë një transferimi në futbollin rumun, teksa për momentin mbahet i fshehur emri i klubit. Mbrojtësi mbylli kontratën me Partizanin në këtë muaj dhe rinovimi nuk ndodhi, teksa fieraku nuk është paraqitur as në stërvitje në javën e shkuar, kur nisën përgatitjet për Ligën e Konferencës. Sota qëndroi te Partizani për tri sezone dhe në dy të fundit ishte titullar fiks.

Burime pranë klubit bënë me dije se mbrojtësi ka kërkuar pagë të papërballueshme nga Partizani dhe ndarja u quajt thuajse e kryer. Nga ana tjetër, burime pranë lojtarit nuk e quajnë të mbyllur kalimin në Rumani dhe lënë të hapur edhe pistën “Partizani”. Ditët në vijim pritet të konfirmojnë gjithçka. Në mbrojtje këtë verë u largua edhe Mikuliç, teksa mbrojtësit aktualë janë Sembene, Janjëva, Preka dhe Bytyçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts