Kombëtarja u mund në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve në Euro 2024 përballë Spanjës, me rezultat minimal, duke qëndruar në lojë deri në minutën e fundit.
Pas ndeshjes, ka reaguar në rrjetet sociale edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shprehet se edhe pse kjo ishte vetëm pjesëmarrja jonë e dytë në një kompeticion të tillë, në fushën e blertë dukej sikur ishim pjesëmarrës të rregullt.
Ai shton se ky grup lojtarësh na bëri krenarë dhe se e ardhmja është shumë premtuese.
Postimi i plotë:
Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian.
Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës. Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndeshjen më të bukur të turneut deri më tani.
Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co