Elsa Lila flet për vrasjen e së ëmës: Numëroja ditët, orët për t’u bërë 18 vjeçe

elsa lila flet per vrasjen e se emes numeroja ditet oret per tu bere 18 vjece
elsa lila flet per vrasjen e se emes numeroja ditet oret per tu bere 18 vjece

TIRANE

Elsa Lila ka rrëfyer detaje nga përjetimi i vrasjes së të ëmës, duke theksuar se ka numëruar ditët që të mbushte 18 vjeç dhe “të luftonte” për të vënë para drejtësisë autorët.

“Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeçe dhe numëroja ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 vjeçe që të hapja procesin”,- tha ajo.

Ajo tregoi gjatë një bisede me Albanon, se sapo është bërë 18 vjeçe ka marrë një avokat dhe ka nisur procedurat ligjore.

“Unë që në moshën 18 vjeçe kam marrë një avokat penalist. E di pse? Për mamanë time”,- tregoi ajo.

E ëma e Elsa Lilës, Eva Vishaj, u gjend e vrarë me plumb në kokë në vitin 1997.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →