Bota Shqiperia

Emigrantët do të kthehen sërish në Itali, mbërrin në Shëngjin anija e rojës bregdetare që do marrë 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër













































Ka mbërritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër.

49 emigrantët mbërritën në vendin tonë të martën (28 Janar) me anijen e italiane Cassiopeia, por 5 prej tyre u kthyen me të njejtën anije që erdhën për në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, pasi nga kontrollet paraprake autoritetet identifikuan katër të mitur dhe një të rritur vulnerabël.

Ndërsa refugjatët e tjerë nga Bangladeshi dhe Egjipti u akomoduan në Gjadër, por pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Romës mbrëmjen e së premtes (31 Janar) do të kthehen sërish sot në shtetin fqinj.

“Ka habi të madhe, sepse për mendimin tonë nuk ka nevojë të presim vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, thanë burime qeveritare për ANSA, duke komentuar mosvleftësimin e ndalimit të emigrantëve që ishin dërguar në Shqipëri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts