2 minuta për të takuar dikë që nuk jeton më ishte pyetja që Eni Shehu i drejtoi Rita Latit dhe Cekes në “Pushime On Top”. Dy aktorëve nuk iu desh të mendoheshin gjatë për t’u përgjigjur. Me dhimbje, ata shprehën dëshirën për të takuar sërish prindërit e ndjerë nëse do të ishte mundësia.
Rita Lati: Thjesht vetëm prindërit e mi, thjesht 2 minuta t’i kisha dhe t’u thoja e shtrënguan rripin në ato kohëra për mua se paguhej lekë në atë kohë të shkolloheshe. Tani paguhet në njëqind lloj mënyrash, por atëherë ishte me djersë çdo gjë e do t’u thoja ja ku jam dhe e realizuat atë që dëshiruat për Ritën. Dy prindërit do të doja, 5 minuta t’i shikoja. Ka shumë vite që nuk jetojnë më, kështu që ajo do të ishte.
-U preke pak.
Rita Lati: Sigurisht. Është jeta kështu që të bën që sa herë edhe t’i mendoj në ditët e mia më të këqija, ata më shkëpusin nga ajo që më rëndon mbi supe. Po i mendova ata, menjëherë gjej rrugë, janë drita ime, më shohin që andej.
Cekja: Nëna ime. Do t’i thoja ‘ah moj nënë që s’jetove pak më gjatë’.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co