Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas, ku për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar.
Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Alban Hasrama.
I riu mësohet se ka qanë pasagjer në një prej mjeteve të përfshira në aksident.
Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Nërkohë, policia njofton se i plagosur ka mbetur dhe një 20-vjeçar, i cili ishte drejtues i mjetit me të cilin udhëtonte 16-vjeçari Hasrama.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co