Shqiperia

EMRI/ Aksident në Greqi, humbet jetën 20-vjeçarja shqiptare

emri aksident ne greqi humbet jeten 20 vjecarja shqiptare
emri aksident ne greqi humbet jeten 20 vjecarja shqiptare

Dy personaa kanë humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patridha të Verias në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën.

Dy viktimat, një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.

Sipas Policisë, dy femrat janë dërguar në spitalin e Verias, ku është konstatuar vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts