Shqiperia

EMRI/ Po peshkonte me vëllanë dhe një person tjetër, 40-vjeçari rrëshqet dhe bie në ujë, polumbarët në kërkim të trupit

emri po peshkonte me vellane dhe nje person tjeter 40 vjecari rreshqet dhe bie ne uje polumbaret ne kerkim te trupit
emri po peshkonte me vellane dhe nje person tjeter 40 vjecari rreshqet dhe bie ne uje polumbaret ne kerkim te trupit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Porto Romano në Durrës, ku një 40-vjeçar ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe ka rënë në ujë teksa peshkonte, dhe nuk ka mundur të dalë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije se 40-vjeçari është identifikuar si Aurel Ndoni. Nga informacionet e policisë, mësohet se ai ka qenë së bashku me vëllanë dhe një persona tjetër.

Të njoftuar nga vëllai i tyre, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts