Sport

Episodet e dhunës “tronditën” Fenerbahcen, klubi turk ndan mendjen. A do bojkotojnë kampionatin?

episodet e dhunes tronditen fenerbahcen klubi turk ndan mendjen a do bojkotojne kampionatin
episodet e dhunes tronditen fenerbahcen klubi turk ndan mendjen a do bojkotojne kampionatin

Episodet e dhunës në ndeshjen ndaj Trabzonspor kanë shokuar Fenerbahcen, klub ky që ka menduar edhe të bojkotojë kampionatin. Gjithsesi, si duket diçka e tillë nuk do të ndodhë këtë sezon, vendim ky i marrë nga Asambleja e Përgjithshme dhe i komunikuar nga Presidenti Ali Koç.

“Lojtarët tanë kanë thënë që duan të luftojnë deri në fund për t’u bërë kampionë. Vendimi për t’u tërhequr nga kampionati është lënë mënjanë deri në Asamblenë e radhës, pas 3 muajsh. Mes propozimeve, dikush tha që do ishte më mirë të aktivizonim të rinjtë në kampionat dhe ekipin e parë në Ligën e Konferencës. Por ne nuk duhet të jemi thjesht figurantë në këtë teatër, jam unë i pari që e them. Duhet të reflektojmë me vëmendje edhe mbi ekuilibrin mes faktit që të mos bëhemi figurantë dhe lënies së fushës së boshatisur”, tha Koç.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts