Pas surprizës që mori nga nëna e saj, ku kjo e fundit i dërgoi një letër tepër emocionuese të bijës, ish-banorja e “BBV3”, Françeska Murati, është surprizuar dhe nga partneri i saj Ergysi.
Ju rikujtohet batuta më virale e këtij edicioni e thënë nga Françeska për bashkëshortin e saj: “Nuk kam merak për bashkëshortin, pasi ai ka Dorinën!”
Kjo batutë bëri xhiron e rrjetit, por bashkëshorti i Françeskës, Ergysi i tregoi asaj të kundërtën në ‘S’e luan Topi’. Teksa i nisi një buqetë të madhe me lule në studio ai ka dhe dy fjalë për të:
“Më lejo fillimisht të të them sa krenar jam unë dhe Charli për ty. Je nëna dhe bashkëshortja më e mirë në botë. Mezi po pres që Charli të ketë një motër ose një vëlla, më ke bërë viral kohët e fundit por jam i sigurt që nuk do të tradhtoj asnjëherë as me Dorinën. Të dua shumë Ergysi”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co