TIRANE
“Dy Gisht Mjaltë 2” është një nga filmat që me zor po pritet të dalë në kinematë shqiptare. I ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ka qenë pikërisht protagonisti i këtij filmi, por njëkohësisht edhe regjisori, Ermal Mamaqi. Ky i fundit ka folur në studio, për një nga momentet më të vështira gjatë xhirimit.
“Kur duhet të udhëtonim me helikopter, kemi qenë në Zvicër edhe jo të gjithë ishim shumë happy (të gëzuar) për këtë. Për mua ishte hera e parë që udhëtoja me helikopterë. Kishim kamerën aty brenda, çështje sigurie, edhe në një moment ishim lart, kemi qenë mbi Davos. Helikopteri filloi të dridhej, mesa duket për pilotin ishte në rregull, por unë thashë: “What is gong on? (Çfarë po ndodh?)” edhe ai tha: “It’s okay, it’s okay (çdo gjë është mirë)”.
Ishte shumë e vështirë ajo. Kurse kështu momente të tjera kemi pasur, le të themi, sfiduese, jo të vështira. Në Tiranë për shembull, në këto skenat e mëdha, me nga 200 veta. Them se ia kemi kaluar shumë mirë. Ekipi është shumë happy, aq të lumtur sa kur u kthyem, shihja njerëz që qanin që mbaruan xhirimet. Jemi shumë të lumtur nga kjo.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co