Erolld Belegu tregon prapaskenat e festës surprizë për Diolën Dostin

erolld belegu tregon prapaskenat e festes surprize per diolen dostin
erolld belegu tregon prapaskenat e festes surprize per diolen dostin

Disa ditë më parë, Diola Dosti mori titullin “Doktor”. Lajmi i bukur u nda nga partneri i saj, Erolld Belegu në një postim me shumë nota krenarie në rrjetet sociale. Por festa e vërtetë e priste nutricionisten më vonë.

Nga postimet në rrjetet sociale, u kuptua se Erolldi kishte organizuar një festë surprizë për të gëzuar të gjithë së bashku në këtë ditë të veçantë. I ftuar në “Moment” në RTV Dukagjini, Erolldi tregon prapaskenat për të organizuar festën surprizë.

Erolld Belegu: Ia bëra kështu si surprizë, më së pari në shtëpi na prisnin vajzat që s’e dinte fare që do të vinin. Pastaj i mblodhëm aty disa miq shpejt, sa kemi mundur të mbledhim, ka qenë një festë surprizë. Diola është ndërruar tri herë atë natë se s’dinte ç’të vishte, zbriste, shihte dikë që vinte, vishte diçka tjetër, shkonte e ndërrohej, s’dinte as vetë çka po ndodh. Ajo kur ka këto ngjarjet e mëdha profesionale është pak më e tërhequr, nuk ka qejf t’i festojë e t’i bëjë të mëdha e unë prandaj bëra të kundërtën.

-E kemi parë që ke një raport shumë të mirë me vajzat e Diolës. Besoj edhe Diola me fëmijët e tu?

Erolld Belegu: Po, po ishin aty, shihet edhe djali në atë video. Ata kanë raporte, të dyja familjet e kanë pranuar këtë raport, por që mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →