Bota Kuriozitete Sport

Është djali i presidentit të Federatës së Kosovës, FSHF i beson këngën e Kombëtares reperit Capital T

eshte djali i presidentit te federates se kosoves fshf i beson kengen e kombetares reperit capital t































Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që rrugëtimi i Kombëtares në Euro 2024 ka ndiqet nga një kolonë zanore. Për këtë arsye, i ka besuar reperit kosovar Capital T krijimin e këngës që do të shoqërojë kuqezinjtë në muajt në vijim.

capital t

Capital T, emri i të cilit është Trim Ademi, njihet prej shumë vitet në skenën muzikore shqiptare. Lidhja e tij me futbollin është e dyfishtë, jo vetëm si tifoz, pasi babai i tij është Agim Ademi, presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës.

NJOFTIMI

Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore!

FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!

STAY TUNED, datë 30 maj

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts