Euro 2024 për vajza/ Shqipëria, gati për Qipron. Trajneri Krepi: Kam bindje që skuadra do të bëjë performancë të mirë

euro 2024 per vajza shqiperia gati per qipron trajneri krepi kam bindje qe skuadra do te beje performance te mire
euro 2024 per vajza shqiperia gati per qipron trajneri krepi kam bindje qe skuadra do te beje performance te mire

Kombëtarja U-19 për vajza mbylli sot përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Qipros, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi zhvilloi seancën e fundit stërvitore këtë pasdite në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Për rreth një orë, skuadra zbriti në fushë, teksa fokusi kryesor ishte te skemat e ndryshme taktike, me qëllim përmirësimin e fazës ofensive si dhe goditjet standarde.

Në një prononcim për fshf.org, tekniku i vajzave kuqezi foli për përgatitjet e skuadrës gjatë këtyre ditëve, ndërsa tregoi edhe objektivat që ka Shqipëria e tij në këto sfida. “Gjendja e skuadrës duket optimale, kanë disa oshilacione nga ana fizike, por jemi munduar që me seancat stërvitore që kemi bërë gjatë këtyre ditëve, të perfeksionohemi nga ana taktike. Qipro? – Duhet vlerësuar, pavarësisht se jemi përballur shume herë me të. Në të gjitha ndeshjet ndaj Qipros kemi marrë rezultate pozitive, por nuk duhet të vetëkënaqemi. Jemi një skuadër në rinovim e sipër. Kam bindjen e plotë dhe vetëbesim që skuadra do të bëjë një performancë shumë të mirë” – tha trajneri Krepi, i cili nënvizoi se skuadra duhet t’i marrë ndeshjet me radhë dhe të marrë maksimumin e pikëve në dy takimet e para.

“T’i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe të mundohemi të bëjmë pikët maksimale, të vlerësojmë si Qipron, si Lihtenshejnin dhe të marrim maksimumin e pikëve në këto dy ndeshje të para. Të gjithë kundërshtarët kanë vlerën e vet, por Skocia dihet që është kokë grupi dhe duam të shkojmë në këtë ndeshje me pikë të plota” – përfundoi trajneri Kreshnik Krepi për fshf.org.

Shqipëria U-19 luan pasditen e nesërme ndeshjen e parë ndaj Qipros, në ora 15:30 në stadiumin “Elbasan Arena”. Po nesër, Skocia do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Lihtenshejnit në ora 11:30 në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndeshjet e dyta të grupit B6 do të zhvillohen më 6 prill. Shqipëria do të përballet me Lihtenshtejnin në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30, teksa Skocia do të luajë kundër Qipros në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30.

Takimet e treta dhe të fundit të grupit B6 do të luhen më 9 prill. Vajzat kuqezi do të luajnë ndaj bashkëmoshatareve skoceze në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30, ndërsa në po të njëjtën orë do të luhet edhe sfida Lihtenshejn – Qipro në “Shtëpinë e Futbollit”.

Organizimi i këtij mini-turneu i është besuar sërish FSHF-së, i katërti turne europian që zhvillohet në Shqipëri që prej fillimit të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →