Bota

Masakra më mbi 140 viktima në Moskë, Putin zotohet për hakmarrje ndaj urdhëruesve të sulmit

masakra me mbi 140 viktima ne moske putin zotohet per hakmarrje ndaj urdheruesve te sulmit
masakra me mbi 140 viktima ne moske putin zotohet per hakmarrje ndaj urdheruesve te sulmit

Presidenti rus Vladimir Putin u zotua për hakmarrje ndaj personave që sponsorizuan sulmin terrorist në Moskë.

“Është e rëndësishme për ne që të ekspozojmë si autorët ashtu edhe të gjitha hallkat në atë zinxhir, duke përfshirë edhe urdhëruesit e atij krimi”, tha Putin, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në një takim të bordit të Ministrisë së Brendshme.

“Ata që përdorin këtë armë kundër Rusisë duhet të kuptojnë se kjo është një armë me dy tehe”, tha presidenti.

Sipas Putin, krimet për para nuk janë asgjë unike. “Përveç kësaj, nuk ka agjentë të besueshëm në këtë komunitet profesional dhe çdo gjë mund të bëhet për para, ku autorët udhëhiqen vetëm nga konsiderata financiare dhe jo nga ato fetare apo politike”, theksoi ai.

Në mbrëmjen e 22 marsit, një sulm terrorist goditi sallën e muzikës Crocus në Moskë. Sipas të dhënave të fundit, 144 persona kanë humbur jetën dhe 551 të tjerë janë plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts