Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku.
Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf.
Sulmuesi i Shqipërisë, pas barazimit 2-2 me Kroacinë në Hamburg, mori mikrofonin, duke ofenduar serbët dhe maqedonasit.
Kjo situatë ka shkaktuar edhe reagimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që kërkonte marrjen e masave të duhura për këtë rast.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co