Stilistja Viola Qyra ishte e pranishme në një prej emisioneve të shumta televizive që kanë në fokus Euro2024.
Dhe si shumë modele, këngëtare apo profesionistë të fushave të ndryshme, që ftohen në emisione, ndoshta edhe për të mbushur programacionin, stilistja Qyra ka marrë përsipër të komentojë Europianin që po zhvillohet në Gjermani.
Në studion e RTSH, moderatori e ka pyetur stilisten se me kë skuadër është në europian Brazilin apo Kinën.
Dhe ndoshta pa u menduar, stilistja ka rënë në kurthin e ironisë duke zgjedhur Brazilin. Skuadra braziliane është nga më të mirat në Botë, por për shkak të pozicionit të saj gjeografik, nuk merr pjesë në Kampionatet Europiane.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co