Sport

Fagu “qan” rastet e humbura: Tirana shpërdoroi shumë, shpresoj që të kthehemi te fitorja javën e ardhshme

fagu qan rastet e humbura tirana shperdoroi shume shpresoj qe te kthehemi te fitorja javen e ardhshme
fagu qan rastet e humbura tirana shperdoroi shume shpresoj qe te kthehemi te fitorja javen e ardhshme

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu dha mendimin e tij pas barazimin 0-0 me Skënderbeun.

“Shpërdoruam shumë raste sidomos në pjesën e dytë, pasi në të parën nuk kishim raste konkrete. Në pjesën e dytë filloi pak tensioni i rezultatit dhe Skënderbeu po mbrohej mirë. U munduam të luanim nga krahët pasi nga qendra ishte e vështirë, por ishim të tensionuar në momentet e fundit. Na vjen keq që nuk shënuam.

A ja falët pjesën e parë Skënderbeut?

“Kur një skuadër luan me 10 lojtarë bëhet më e ekuilibruar sesa kur është me numër të barabartë. Ndryshuam skemën dhe filluam të kishim superioritet territorial”.

Skuadra nën presion për të marrë rezultat?

“Është normale pasi kampionati po shkon drejt fundit dhe ka shumë pak pikë në lojë. Llogaritë bëhen shumë kollaj. Ka pak tension dhe presion psikologjik përsa i përket rezultatit, por ne po përpiqemi ta kalojmë sa më shpejt. E di që është e vështirë, por do përpiqemi deri në fund. 3 pikë janë, kemi akoma ndeshje për të luajtur. Unë shpresoj shumë që të kthehemi te fitorja javën e ardhshme. Najdovski? Çështje taktike, plus që ai kishte gjendje gripale”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts