Sport

Trajneri i Erzenit: Komplimente djemve, luajtëm në perfeksion ndaj Egnatias

trajneri i erzenit komplimente djemve luajtem ne perfeksion ndaj egnatias
trajneri i erzenit komplimente djemve luajtem ne perfeksion ndaj egnatias

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi foli për mediat pas fitores 1-0 me Egnatian.

Çfarë rëndësie merr triumfi? “Dua të komplimentoj djemtë për ndeshjen deri në perfeksion. Kanë merita. Mënyra si interpretuam, ishim gati perfeksion, asnjë rast të pastër kundërshtari. Ishim superior gjithë kohës me raste dhe qarkullim topi dhe si shkonim në sulm dhe si mbroheshim. Rezultati i përket fushës, çfarë dhanë djemtë”.

Ishte e përgatitur kjo mënyrë loje? “Kisha ndarë lojtarët 1 kundër 1. Ato të mos ishin superior dhe të mos afroheshin në zona të rrezikshme”.

Pse dy anë medalje kjo skuadër? “Prurjet e reja kanë dashur kohën e tyre. Dhe me Vllazninë shumë mirë, apo Laçin, por u mundën. Kanë hyrë në sinkron. Mos harrojmë se kemi afruar 11-12 lojtarë në janar, tani grupi 100%. Jemi në lojë dhe koha na e lejon të shpëtojmë sezonin”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts