Lifestyle

“Falja nuk mjafton këtë herë”, Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport, kërkon hetim të plotë

falja nuk mjafton kete here bebe rexha reagon serish pas incidentit ne aeroport kerkon hetim te plote

Një ditë më parë, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha përjetoi një situatë të pakëndshme në aeroport.

Pas një përshëndetjeje në shqip me një punonjës të linjës ajrore, ai e kërcënoi duke i thënë se nuk do ta lejonte të udhëtonte.

  • foto galeri

Sot, Bebe Rexha ka njoftuar se është kontaktuar drejtpërdrejt nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur vetëm me një kërkesë faljeje dhe se do të kërkojë një hetim të plotë të rastit”.

“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkroi ajo në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts