Qindra fermerë morën pjesë në protestat e së hënës mbrëma në Holandë, duke bllokuar rrugët dhe ndezur zjarre, sipas policisë dhe mediave holandeze.
“Ata vunë zjarre, ndezën fishekzjarrë dhe nxorën automjetet bujqësore në autostradë”, tha departamenti i policisë së Gelderland (qendror) përmes X (ish-Twitter), duke shtuar se “u morën masa”.
Policia nuk ka sqaruar nëse forcat e tyre kanë vijuar me arrestime apo akuza. Fermerët holandezë dhe belgë i janë bashkuar që nga e enjtja valës së mobilizimeve masive që shpërtheu në Francë në janar dhe që atëherë janë përhapur në Gjermani, Itali, Poloni, Rumani dhe Greqi.
Fermerët protestojnë për të ardhura shumë të ulëta, inflacion, konkurrencë nga jashtë, akumulim i rregulloreve të standardizimit, çmime të larta të karburantit.
Në përpjekje për të qetësuar zemërimin, Komisioni Evropian të enjten e kaluar premtoi masa për të mbrojtur “interesat legjitime” të fermerëve në BE, në veçanti duke reduktuar “barrën administrative” të politikës së përbashkët bujqësore të kritikuar (CAP).
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co