Sport

Rinovim apo largim? Në Itali shtrojnë pyetjen: Çfarë do të ndodhë me Allegrin?

rinovim apo largim ne itali shtrojne pyetjen cfare do te ndodhe me allegrin

Humbja kundër Inter praktikisht nxori Juven nga gara për titull. Në fakt, nëse do i referohemi deklaratave të Allegrit, titulli nuk ka qenë kurrë një objektiv real i Juves, më shumë ishte një lojë e mediave dhe sigurisht opinionit, në çdo rast për shkak të historisë dhe traditës, Juve nuk nxirret kurrë nga kjo garë. Allegri në mënyrë konstante ka theksuar se fillimisht duhet të kujdesën për të siguruar prezencën në Champions League, një refren që e përsëriti edhe pas humbjes kundër Inter. Kaq ka mjaftuar që mediat italiane të ngrenë edhe një herë pyetjen: çfarë do të ndodhë me Allegrin në përfundim të këtij sezoni?

Allegri
Allegri

I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, Allegri nuk u shfaq i shqetësuar: “Kam ende një vit kontratë, në këto momente pozicioni im nuk është prioritet”, u shpreh Allegri. Nuk është një sekret që drejtuesit e Juves nuk dëshirojnë të nisin një sezon të ri me një trajner që futet ne vitin që i përfundon kontrata, për këtë arsye do të ulen në tavolinë me Allegrin për të kuptuar qëllimin e tij. Është e vështirë të mendosh që Juve do të vijojë me Allegrin nëse ky i fundit nuk pranon të rinovojë kontratën aktuale.

Tuttosport
Tuttosport

Sipas TuttoSport, do të jetë vetë Allegri ai që do të vendos për të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë apo jo, ky është një vendim që i takon atij. Në çdo dalje publike, drejtori sportiv i Juves, Giuntoli ka konfirmuar Allegrin në krye të Juves, edhe në momentet më delikate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts