“Figura dhe morali im është përdhosur”/ Sara Gjordeni e revoltuar: Më kanë bërë ish-a meshkuj që as i njoh

figura dhe morali im eshte perdhosur sara gjordeni e revoltuar me kane bere ish a meshkuj qe as i njoh
figura dhe morali im eshte perdhosur sara gjordeni e revoltuar me kane bere ish a meshkuj qe as i njoh

E vetëdijshme se deklaratat e bëra brenda dhe jashtë shtëpisë së “BIg Brother VIP”, Sara Gjordeni tregon pasojat e lajmeve dhe komentet në rrjetet dhe mediat sociale.

Sipas ish-banores, disa deklarata janë deformuar në rrjet. “Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur dhe orientuar negativisht nga persona të caktuar, që problemet i kanë personale me mua”, shkruan ajo.

“E kuptoj qartë që jam njeriu më i përfolur i momentit dhe kjo vjen me pasoja. Vërtet kam bërë deklarata të forta, por sepse më është kërkuar të flas për të kaluarën time. Askush nuk ka aq guxim të gënjejë në televizione kaq të ndjekura, sepse i bie do kishte probleme të mëdha mendore. Dhe unë të nderuar komentues kam kaluar 100 teste nga psikologia e Big Brother jam totalisht top. Mos e vrisni nga kjo anë.

Tjetër gjë që jam e guximshme si dreqi e tjetër që merren titujt dhe për t’u hapur lajmi shkruhet në mënyrë skandaloze që të tërhiqet vëmendja. Sa për emisionet, kam një kontratë që duhet ta respektoj dhe ti’i frekuentoj. Se të ishte për mua, rrija ngrohtë në krevat. Në kurrizin tim, po abuzohet në mënyrë makabre!

Më kanë bërë isha meshkuj që as i njoh, duke nisur nga Silvi, duke përdorur familjen time…

E kam të faktuar nga njerëz të fushës që media e shkruar po bëjnë miliona në emrin tim. Për familjen dhe sakrificat, kanë folur edhe banorë të tjerë, por po shfrytëzohet dhe keqpërdoret vetëm emri im. Gjejeni pse…

Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur dhe orientuar negativisht nga persona të caktuar, që problemet i kanë personale me mua.

Ama të dini diçka, që nga dita që kam dalë dhe deri sot, nuk ka derdhur asnjë pikë lot. Përkundrazi, i kam dhënë forcë nënës sime, Lunës, Bardhit, nënës së tij, motrës, vëllait etj.

Nuk më rrëzoni dot, as me tituj, as me komente, as me akuza, as me fyerje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →